VMRO-DPMNE: PTHP-ja ta hetojë marrëveshjen me ”Behtel & Enka”

VMRO-DPMNE-ja thotë se Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, kanë dakorduar dhe kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Behtel dhe Enka” ku parashihen kushte kurse për realizimin e tyre asnjëri prej tyre nuk ka mandat.

“Sipas dokumenteve që dolën në opinion, Qeveria duhet të paguajë 53 milion euro si penalitete për pamundësimin e 60 orëve punë gjatë javës, në afat prej 45 ditëve nga nënshkrimi I marrëveshjes Qeveri Behtel & Enka. Në mënyrë plotësuese, Qeveria duhet të paguajë për cdo muaj mbi 2.1 milion euro më shumë në emër të penaliteteve, derisa zgjat ndërtimi. Ky dëm mund të ndodh dhe kap vlerën e 200 milion eurove. Shtrohet pyetja logjike, përse hesht PTHP-ja, edhe pse Qeveria pranoi dhe dokumentet dolën në opinion me indikacione për dëme milionëshe për vendin. A duhet të derdhen miliona që PTHP të nis të veprojë? – tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share