VMRO – DPMNE propozon pako të masave për zbutjen e krizës

MICKOSKI I BËRI THIRRJE QEVERISË QË T’I PRANOJNË KËTO PROPOZIME

VMRO – DPMNE propozon një pako të re të përbërë prej pesë masave ekonomike, për përballje të krizës energjetike. Lideri i partisë, Hristijan Mickoski gjatë prezantimit të tyre tha se, këto masa nënkuptojnë zbutje direkte të standardit të qytetarëve, shpëtim i vendeve të punës dhe mbështetje të kompanive që të vazhdojnë të punojnë normal.

Në kuadër të masave anti-krizw, opozita maqedonase propozon që, tepricat e rrymës të prodhuara nga ShA EMV, të cilat sipas kalkulimeve të kësaj partie, nuk duhet të tejkalojnë çmim më të lartë se 80 euro për megavat orë, të vihen në përdorim të biznesit në gjashtë muajt e ardhshëm, duke filluar nga një nëntori 2022. Me këtë VMRO, propozon ndërhyrje në ligjin për Marrëdhënie Pune dhe Ligjin për Tregti ku e diela është ditë jo pune dhe në vend të së dielës, punëdhënësit të zgjedhin një ditë tjetër jo pune, në mënyrë që të mund të shfrytëzohet tarifa e lirë e energjisë elektrike.

Masa tjetër që propozohet është që, shteti të ndërmerr gjysmën e pagesës për çdo çmim të energjisë elektrike që kompanitë do të paguajnë e që është mbi çmimin e tregut të rregulluar të energjisë elektrike.

Po ashtu, VMRO – DPMNE propozon fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore dhe ndërhyrje në Ligjin për të ardhura personal, me të cilin do të prolongohet taksimi i shkallëzuar, gjë që, sipas tyre, do të ndikojë në standardin e qytetarëve dhe ndaj likuiditetit financiar të kompanive.

Masa e pestë që propozohet nga kjo parti është, desterilizim i evidencave të arkave. Aty VMRO vlerësose ka nga 150 deri në 160 milionë denarë para nga bankat nga mjetet që janë të regjistruara në evidencën e thesarit dhe ato mjete t’u kthehen bankave dhe më pas ato para t’i vendosin në dispozicion të bizneseve, me çka do të ndihmojnë likuiditetin e kompanive.

Mickoski i bëri thirrje Qeverisë që të pranojë pakon e masave të propozuara.

“Qeveria as nuk vepron shpejtë, as nuk vepron në vendosmëri në kriza. Kishte kolaps të madh në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga Covid – 19, kolaps të madh ka tani në ballafaqim me inflacionin dhe krizën energjetike, që janë prezentë tashmë një vit, edhe pse paralajmërojmë. Nuk e ndaluan rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë. Nuk e përgatitën shtetin që të pret dimrin me prodhim të sigurt vendor të energjisë elektrike”, deklaroi lideri VMRO-DPMNe-së Hristijan Mickoski.

Kujtojmë se, Qeveria dje miratoi pakon e re re anti-krizë në vlerë prej 350 milionë euro. Në kuadër të këtyre masave, është paraparë ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe për pensionistët, lehtësime në qasje për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe shkollat fillore dhe të mesme  të hyjnë në tregun e rregulluar të rrymës./KlanMacedonia/

Gazetare: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share