VMRO-DPMNE: Projekti “Korridori 8” në duart e BDI-së!

LSDM: Vazhdojmë reformat – në BE deri në vitin 2030

Maqedonia e Veriut vend anëtar i NATO-s, pas 17 viteve pritje nisëm negociatat për anëtarësim në BE, vitin e krizës 2022 e përfunduam me 740 milion euro investime të drejtpërdrejta, rriten pagat dhe pensionet, mbërrijnë mbështetjet financiare nga BE-ja. Këto, sipas LSDM-së, janë përfitime që janë realizuar me vendimet vizionare të partisë dhe Qeverisë.

“Si parti përgjegjëse vazhdojmë me realizimin e reformave të nevojshme që janë të rëndësishme për procesin eurointegrues me qëllimin përfundimtar – anëtarësim fuqiplotë në BE deri në vitin 2030”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE vazhdon me akuzat në adresë të Qeverisë për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Sipas tyre, i gjithë projekti është në duart e BDI-së.

“Nënçmimi që LSDM-ja ia bën popullit maqedonas s`ka kufi. Në vend që me projektin të udhëheq Ministria për Transport dhe Lidhje, si ministri kompetente, i gjithë projekti është në duart e BDI-së, tek Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi dhe Drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, kuadër i BDI-së”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së.

Opozita thotë se Kovacevski dhe Grubi kanë fshehur marrëveshjen me kompaninë “Behtel dhe Enka” për shkak se nuk kanë mbrojtur interesin e qytetarëve. Opozita shprehet e bindur se do të përballen me përgjegjësi penale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share