VMRO-DPMNE prezantoi kandidatët për deputetë!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

“Maqedonia sërish e jotja!” – është motoja e fushatës parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Kjo parti ka promovuar kandidatët për deputetë, kurse në fjalimin e tij, kreu Hristijan Mickoski, tha se Maqedonia po kalon ditët më të vështira që nga krijimi I saj.

“Nuk jemi në udhëkryq, por kësaj radhe padyshim shteti ka hyrë në drejtim të gabuar dhe duhet ta kthejmë e t`i takojë popullit. Duhet të jemi, për shkak se këto zgjedhje janë ora e fundit që të fitojnë njerëzit e duhur, të fitojë arsyeja dhe shpresa për ta ripërtrirë Maqedoninë. Dhe, për këtë shkak them se nuk kemi hapësirë që të mos synojmë dhe të luftojmë për qëllime dhe vlera më të larta” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë fjalimit Mickoski, I dërgoi mesazh edhe BDI-së.

“BDI është faktori politik që jo vec se nënshtroi LSDM-në dhe e bëri vegël në duart e saj, por bëri edhe bdiizimin e shtetit. Ata 20 vite futen gjatë cdo ndryshimi të pushtetit dhe askush nuk është përgjigjur para ligjit. Dhe, çdoherë kur I thoni gjërat ashtu sic janë, ata do të nisin të flasin për tema etnike. Unë nuk jam kundër asnjë populli, por jam kundër shkatërimit të Maqedonisë” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski gjatë fjalimit të tij, tha se VMRO-DPMNE është në prag të fitores së madhe dhe se kjo fitore varet nga secili njeri. Ai u bëri thirrje qytetarëve që masovikisht të dalin në votime, për nxjerrë vendin nga kriza ku është futur. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share