VMRO-DPMNE: Për LSD dhe BDI-në shëndetësia si firmë partiake!

VAZHDOJNË AKUZAT E VMRO-DPMNE-SË PËR KEQPËRDORIME NË SHËNDETËSI

LSD dhe BDI e shihnin shëndetësinë si firmë partiake. Në vend që të kujdeseshin për stafin mjekësor dhe pacientët, ata u kujdesën për interesa të ngushta partiake, theksuan edhe sot nga VMRO-DPMNE në një konferencë për media.

Në këtë klinikë janë ndërmarrë detyrime të mëdha financiare pa u kryer asnjë procedurë.

Gjegjësisht, në fillim të këtij viti, më shumë se 60 persona janë punësuar me kontratë për punë në klinikë pa pasur pëlqim financiar nga Ministria e Financave, gjë që është në kundërshtim me nenin 9 të Ligjit për shndërrim në marrëdhënie të rregullt të punës. Për të njëjtën, parashikohet se personi që drejton institucionin dhe ka punësuar persona pa pëlqimin paraprak nga Ministria e Financave do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet, thonë nga VMRO DPMNE.

“Ish menaxhmenti i klinikës Torakale këtë klinikë e ka shikuar si kompani partiake dhe kanë grumbulluar obligime financiare në shumë prej 840.000 denarë dhe në të njëjtën kohë për ta nuk janë zbatuar procedura në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik” – tha Petar Markov, VMRO.

Në të njëjtën kohë, blerjet publike janë bërë pa plan dhe pa llogaritje afatgjata për nevojat e klinikës. Për shkak të planifikimit joadekuat, kontratat ishin shteruar plotësisht dhe klinika mbeti pa materiale dhe pajisje bazë mjekësore. Gjegjësisht, kontratat e lidhura në vitin aktual tashmë janë shteruar.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse kujdesi shëndetësor është i shkatërruar. Ky sistem i punës ka përfunduar, për të gjitha këto do të ketë përgjegjësi dhe tash e tutje do të ketë shumë punë dhe qasje të përkushtuar për shërbime më të mira për pacientët”. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share