MICKOSKI: KONSULTIMET ME EKSPERTËT ÇOJNË DREJT ASAJ QË THA PENDAROVSKI
Opozitarja VMRO DPMNE nuk tërhiqet nga ideja e mabjejtes së referndumit sa i përket propozimit francez. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi se ende nuk e di pyetjen të cilën do ta parashtronin në të por shton se ajo me gjasë do të ishte e njëjtë me atë që propozoi presidenti Stevo Pendraovski, respektivisht “A dëshironi të hynë në BE me kushte të këtilla?”.
“Konsultimet me ekspertët dhe ato brendapartiake çojnë drejt asaj që e tha vetë presidenti Stevo Penadrovski dhe jemi shumë afër asaj përmbajte që ai e tha publikisht, unë pres që ashtu siç e tha në publik, nëse përphtuhet përmbajtja, thelbi i pyetjes së referendumit, Pendarovski të dalë publikisht me qëndrim dhe të thotë se do të dalë, bashkë me bashkëpunëtorët në referendum, do ta mbështetë, do të votojë, kuptohet të votojë sipas bindjes së tij, nëse duhet të vazhdojmë me këto kushte të diktatit ose nëse duhet të vazhdojmë në kushte më ndryshe, të cilat ne si VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera opozitare, ose të tjera që janë në qeveri dhe deputetë me mendim të lirë, mendojnë se duhet vazhdojë Maqedonia” – deklaroi Mickoski.
Nga LSDM u kundërpërgjigjën se kreu opozitar, Hirsitjan Mickoski referndumin e përdord për interesa të tij të politikës ditore.
“Askush nuk u beson më gënjeshtrave të Mickoskit, aq më pak që dikush e mbështet atë në idenë e një referendumi që i shërben vetëm përdorimit të tij personal brendapartiak. Kushedi se për të satën herë Mickoski zgjodhi të vendoset në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare, në anën e gabuar të historisë” – thonë nga LSDM.
Nga VMRO DPMNE i bënë thirrje qeverisë që të ulen bashakrisht për të diskutuar llojin e referndumit dhe të mos punoj kundër kësaj të drejte mëse demokratike. /KlanMacedonia/