MASAT QEVERITARE – POPULIZËM MEDIATIK
Masat e paralajmëruara që duhej ta lehtësonin jetën e qytetarëve si dhe “ngrirja” e çmimeve nuk kanë asnjë efekt – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se inflacioni për Marsin ka qenë 14.7%, kurse shporta konsumuese me harxhimet minimale – 50.070 denarë, njofton KlanM.
“Në këto 50.070 denarë nuk llogariten kreditë që kanë familjet, nevojat e fëmijëve nëse janë në shkolla apo fakultete e të tjerë. Bytyqi dhe Kovaçevski le të sqarojnë se si një familje mesatare me dy fëmijë, ku dy prindërit fitojnë 25.000 denarë mund ta kalojnë muajin. Ose si të mbijetojnë pensionistët që mesatarisht marrin nga 18.000 denarë” – tha Borçe Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, thotë se masat e Kovaçevskit, Bytyqit dhe Bekteshit janë populizëm mediatik dhe se nuk kanë lidhje me realitetin. Sipas tyre, kjo qeveri duhet ta pranojë se ka varfëruar qytetarët derisa po derdhen miliona nga arka shtetërore për tenderë të dyshimtë. /KlanMacedonia/