VMRO-DPMNE nesër pritet të diskutojë për çështjen e referendumit

LSDM: ME KONKLUZIONET E VOTUARA MBROHEN VEÇORITË E MAQEDONASVE

VMRO – DPMNE të enjten do të mbajë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, në të cilën pritet që të diskutohet edhe çështja e referendumit, që u paralajmëruar nga lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski. Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Dafina Stojanoska, në konferencën e sotme për media, tha se tani për tani referendumi është vetëm paralajmërim dhe është ende është në nivel të diskutimit me ekspertë.

Kryetari Histrijan Mickoski të dielën e paralajmëroi çështjen e referendumit si opsion i mundshëm, për të cilën këto ditë ai është në negociata me ekspertë nga Maqedonia dhe nesër në komitetin ekzekutiv në seancën e caktuar për në orën 19:00. Shpresoj se njëra ndër pikat do të jetë edhe ajo. Absolutisht nuk do të ishte diskutabile nëse do të mund të mblidheshin 150 mijë nënshkrime. Unë do të parashtroja pyetje nëse do ta pranonte dikush referendumin dhe do të vepronte sipas tij, nëse do të mbahej, deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO DPMNE

LSDM pretendon se, me propozimin francez dhe konkluzionet e votuara nga Kuvendi, Qeveria obligohet që gjatë negociatave që të mbrohet gjuha, identiteti, kultura dhe historia maqedonase.

“Nëse VMRO – DPMNE ka diçka kundër këtyre konkluzioneve të Kuvendit, atëherë do të duhej t’i vendosë në pyetjen e referendumit, si do që të jetë. Sepse ne vlerësojmë se, me këtë vendim në Kuvendin tonë praktikisht garantohet se, kjo Qeveri apo cila do qoftë Qeveri e ardhshme janë të obliguar nga Kuvendi t’i mbrojnë, përkatësisht të mos negociojnë për këto çështje – identitetin, gjuhën, kulturën, historinë e popullit maqedonas”, deklaroi Nenad Koçiç nga LSDM

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të dielën paralajmëroi mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për referendum për, siç tha “mposhtjen e bullgarizimit dhe asimilimit”. Sipas tij, qytetarët duhet të dalin në referendum dhe të deklarohen nëse e mbështesin apo jo kapitullimin e Qeverisë. Mikcoski theksoi se, kjo është iniciativa e ardhshme që planifikon ta propozojë në Komitetin Ekzekutiv të VMRO – DPMNE-së./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share