KOVAÇEVSKI: S`KA NDIKIME, PARALAJMËRIMET E OPOZITËS ASNJËHERË NUK U REALIZUAN
Sekretari Shtetëror i SHBA-së ka paralajmëruar mitmarje nga firmat kineze. Grubi dhe Kovaçevski kanë zgjedhur firmë kineze për mbikqyrjen e Korridorit 8 dhe 10D – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtruar pyetjen nëse në prapavijë fshehet benefiti për qeverinë, percjell KlanM.
“Grubi dhe Kovaçevski me zgjedhjen e EPTISA-s janë në kundërshtim me qëndrimin e administratës amerikane, që ishte thënë nga sekretari Majk Pompeo gjatë vizitës në Ohër. Grubi dhe Kovaçevski I mundësuan kompanisë kineze EPTISA të ketë qasje në teknologjitë e “Behtel”. A janë të korruptuar ashtu siç tha Sekretari Shtetëror Pompeo, këtë duhet të hetojë Prokuroria” – tha Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nuk ka as ndikim rus, e as ndikim tjetër – shprehet I prerë Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, duke komentuar pohimet e opozitës se përmes kompanive që mbikqyrin Korridorin 8 dhe 10D përhapet ndikimi rus dhe kinez në Maqedoninë e Veriut.
“Në Janar thanë se kanë 61 deputetë, thanë se në Maj do të ketë zgjedhje kur të përfundojë kriza energjetike. Ata nuk janë të punës, por vetëm për deklarata me mantela të bardhë. Kur kuptuan se shumica qeveritare është rritur në 65 deputetë dhe se nisi projekti më I madhe investues prej 1.3 miliardë eurove, tani filluan me deklaratat që I shohim tashmë dy vite. As përhapet ndikimi rus e as ndonjë ndikim tjetër” – tha Dimitar Kovaçevski.
Më 8 Mars, Qeveria e RMV-së nënshkroi Marrëveshjen për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10D me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshinë ndërtimin e 110 kilometrave të autostradave. Punimet nisin muajin e ardhshëm kurse afati i ndërtimit është deri në vitin 2027.