VMRO-DPMNE me iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ligjet për dokumentet e udhëtimit

VMRO-DPMNE dorëzoi iniciativë deri në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e ligjeve për dokumentet e udhëtimit dhe për siguri në Komunikacion. Me këto kërkesa, nga Gjykata Kushtetuese kërkohet të iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy neneve të këtyre ligjeve me të cilat caktohet vlefshmëria deri më 28 shkurt e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit. Zëdhënësi Naum Stoillkovski ka deklaruar se nga Gjykata Kushtetuese kërkojnë që të marrin “vendim për masë të parakohshme” me çka do të pezullohet vlefshmëria e neneve të ligjeve të lartë përmendura, derisa të vendoset nëse ato janë kushtetuese ose jo.

“Gjykata Kushtetuese deri më tani ka treguar shpejtësi në marrjen e vendimeve dhe presim që kjo të ndodhë edhe tani. Në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo krizë e shkaktuar nga paaftësia e qeverisë, e qëllimshme apo e paqëllimshme. Duke marrë parasysh situatën përballë pikave për fotografim dhe marrje së dokumenteve të reja, duke pasur parasysh situatën që nuk ka formularë të rinj në MPB dhe tenderin që është caktuar për muajin mars, gjysma e personave për t[ë cilët janë lëshuar pasaporta dhe patentë shoferi ( ku nga 2,5,  vetëm 1.2 milionë pasaporta të lëshuara deri më tani janë ndryshuar) në fakt Ministria e Brendshme nuk ka mundësi të zëvendësojë dokumentet deri më 12 shkurt, siç parashikojnë këto dy nene të diskutueshme”, tha Naum Stoillkovski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share