VMRO-DPMNE: Me gënjeshtra të sajuara LSDM manipulon qytetarët!

Në vend që të kujdesen për katastrofën në radhët e tyre, LSDM-ja me gënjeshtra dhe sajime dëshiron t`i manipulojë qytetarët – thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Si kundërpërgjigje të press-konferencës së LSDM-së, partia në pushtet përmend agjencinë Rejting pronë e Nikola Spasovit, që sipas tyre, derisa ishte në pushtet LSDM-ja ka fituar tenderë në vlerë mbi 900.000 euro.

“Për shkak të harxhimit të paturpshëm të parave të qytetarëve, nuk kishte mjete për qytetarët, nuk kishte për bujqit, për ekonominë. Derisa Agjencia Rejting sajonte festival për honorare të mëdha, populli u zhyt në varfëri. Është logjike që e njëjta agjenci që ishte mirë e paguar përmes tenderëve milionëshe nga pushteti të mendojë për kthimin e borxhit të LSDM-së përmes opozitës. Por të kota janë përpjekjet e LSDM-së që përmes PR të ulët të shpresojë në ngritjen e renomesë”, tha Miteva.

VMRO-DPMNE thotë se kreu socialdemokrat Venko Filipçe mendon se me gënjeshtra të sajuara do të arrijë t`u ik përgjigjeve për katastrofat e 7 viteve të kaluara duke u zotuar se përgjegjësi patjetër do të ketë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share