TË PREFERUARIT E LSDM-së PO PUNËSOHEN NË AKE, TË BDI-së NË MPJ
VMRO DPMNE akuzoi LSDM dhe BDI se po punësojnë të prferuarit e tyre nëpër ndërmajre dhe insitutcione ku pagat janë të majme. Naum Stoilkovski nga VMRO DPMNE tha se pushteti në kohë krize I intereson vetëm strehimi militantëve partiak.
“LSD-ja antimaqedonase duhet të përgjigjet nëse vendi i punës në AEK me rrogë prej 55 mijë denarë paraprakisht ishte ndarë për tu takuar stafit partiak të LSD-së antimaqedonase në këmbim të punësimit nga BDI në MPJ? Njëkohësisht duhet një përgjigje e drejtpërdrejtë, a do të dërgohet sëshpejti Besmira Ejupi në mision diplomatik? E gjithë kjo është pasojë e përvetësimit të parave të buxhetit me mbushje dhe partizim të administratës?”, deklaroi Naum Stoilkovski zëdhënës i VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/