VMRO-DPMNE me akuza ndaj pushtetit të kaluar, Miteva: Qëllimi i Zaevit, Osmanit dhe Filipçes u realizua!

“Bujar Osmani, Mariçiq, Zaev, Kovaçevski dhe Filipçe duhet të kenë turp për atë që i bënë Maqedonisë dhe kjo është e barabartë me tradhëti , vënia e Maqedonisë në një situatë varëse.  Zaev, Kovaçevski dhe Filipçe me vetëdije e shtynë Maqedoninë në një skenar të zi, që të mbetemi të vetmit në Ballkan të  paintegruar”, thotë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

“Qëllimi i Zaevit, Osmanit, Filipçes u realizua. Synimi i SDS-së dhe BDI-së nuk mbaron me kaq, synimi i tyre i radhës ishte që Shqipëria të ndahej nga ne dhe të ecë përpara, ndërsa Maqedonia të mbetet e ngujuar. Që të mund të ndërtojnë krimin dhe korrupsionin në vend të vlerave europiane. Politikat e tyre të gabuara ndikuan që kjo të ndodhte, të bëhej realitet. Edhe sot kujt i pëlqen vendimi që Shqipëria të shkëputet nga paketa me Maqedoninë dhe të nisë negociatat? Vetëm LSD-së dhe BDI mund ti shihni duke kërkuar fajtorë  dhe duke u abstrohuar nga përgjegjësia”, tha Miteva.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share