VMRO-DPMNE me akuza ndaj ish-ministrit Nikollovski! Petrushevski: Nikollovski ka shpenzuar 16.000 euro për restorante gjatë kohës sa ishte ministër

Vazhdojnë akuzat e VMRO-DPMNE-së për ish ministrin e Bujqësisë Lupço Nikolovski nga kjo parti akuzpjnë Nikollovskin për keqpërdorim të mjeteve financiare në dëm të buxhetit të kësaj ministrie. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në konferencën e sotme për shtyp  tha se Nikolovski ka shpenzuar 16.000 euro në bare dhe restorante gjatë kohës sa ishte ministër i Ministrisë Bujqësisë , ndërsa në të njëjtën kohë prodhimet bujqësore të fermerëve tanë po kalbeshin nëpër ara për shkak se nuk kishte plasman.

BRANE PETRUSHEVSKI: DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

Nga të gjitha njohuritë që kemi, mund të arrijmë në përfundimin se Don Nikolovski pjesën më të madhe të kohës e kalonte në udhëtime dhe përfaqësime nëpër lokale, në vend që të ishte në terren dhe të zgjidhte problemet e fermerëve. Dhe në vend që të gjente një mënyrë për të paguar mbi 50 milionë euro subvencione të mbetura për fermerët, ai shëtiste nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe në asnjë udhëtim nuk zgjodhi një hotel ekonomik, biletat paguheshin për disa qindra euro dhe në të njëjtën kohë u grumbulloheshin borxhet ndaj fermerëve. Një sjellje e tillë tani e tutje nuk do të jetë kurrë praktikë dhe Nikolovski do të jetë përgjegjës për të gjitha keqpërdorimet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share