VMRO-DPMNE: Maqedonia po zbrazet për shkak të gabimeve sistematike në shtatë vitet e fundit!

“LSDM – BDI KANË REÇETËN PËR TË SHKATËRUAR SHTETIN”

Shifrat janë të pamëshirshme. Në 20 vitet e fundit popullsia e përgjithshme në Maqedoni është zvogëluar për 200.000. Shqetësuese janë të dhënat se po ulet kategoria e moshës nga 15 deri 64 vjec, u tha në debatin partiak të VMRO-DPMNE-së në Pehçevë me temën “Migrimi dhe demografia sfidë për Maqedoninë”, në kuadër të fushatës “Është e rëndësishme! Prej teje varen ndryshimet”.

Maqedonia bëhet vend pa popull, territor pa popullsi. Shkollat pa nxënës, me ekonomi të prapambetur, thanë zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, duke dërguar kritika në adresë të qeverisë.

“Kësi kataklizme nuk kemi pasur asnjëherë. Para se të vinte jeta e Zaevit në vitin 2016 kishim 23.000 foshnje të lindura, kurse vitin e kaluar 18.027. Asnjë vend në botë nuk ka kësi rënie. Largohen edhe familje që qëndrojnë mirë ekonomikisht. Padrejtësi po i ndodh Maqedonisë. Duhet ta ndalim këtë”, tha Vlatko Gjorcev.

VMRO-DPMNE thotë se Maqedonisë I duhet një ristartim në cdo nivel, pasi janë shkatëruar programet dhe masat për familjet.

“Mungon potenciali stabil njerëzor, mungojnë masat afatgjate që do të ofrohen nga VMRO-ja, mungon gjyqësori ku besojnë qytetarët. LSDM-BDI kanë reçetën për të shkatëruar vendin. Këtë e shohim edhe në ligjet në Kuvend”, tha Nikola Micevski.

Sipas VMRO-DPMNE-së, pjesa lindore e Maqedonisë është zbrazur për shkak të gabimeve sistematike në 7 vitet e fundit. Nga opozita kanë premtuar se pas ndryshimit të pushtetit, për një periudhë të shkurtë, do të ndihmohen Komunat për të realizuar aktivitetet në drejtim të sigurimit të jetës cilësore të qytetarëve me qëllim që të mos largohen nga vendi./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share