“KEMI ZGJIDHJE PËR PROBLEMIN E MIGRIMIT”
Në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë” ekipe të VMRO-DPMNE-së kanë qëndruar në disa lokalitet rurale të vendit, njofton KlanM.
Një delegacioni i udhëhequr nga Forumi Rinor i kësaj partie ka qëndruar në rajonin e Negotinos në lindje të vendit. Të rinjtë e opozitës, sic njofton KlanM, shprehen të zhgënjyer nga fshatrat e zbrazur dhe pa të rinj.
“Banoërt të më moshuar të këtyre vendeve thonë se në të ardhmen nuk do të ketë kush t`i punojë tokat. Këtu jemi për të dhënë shpresë njerëzve, të rinjve se këto vende nuk do të harrohen. Së shpejti do të ketë perspektivë për të rinjtë” – tha Sergej Popov.
VMRO-DPMNE ka zgjidhje për problemin e migrimit – është shprehur Gordan Dimitrieska Koçoska gjatë aktivieteve në terren në shumë vendbanime të Njësisë së 6-të Zgjedhore.
“Nga njëra anë kemi sjelljen e papërgjegjshme të Qeverisë, kurse nga ana tjetër, varfëri, s`ka investime, s`ka vende të reja pune, s`ka libra, s`ka shëndetësi dhe ka largime masive nga të rinjtë për shkak të mungesës së perspektivës” – tha Gordana Dimitrievska Koçoska.
VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, njoftoi se në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, të martën në Tetovë do të organizohet një tribunë me temën e largimit të të rinjve ku kjo parti do të propozojë politika kundër eksodit. /KlanMacedonia/