JOVEVSKI: MË ËSHTË DËMTUAR INTEGRITETI PROFESIONAL
LSDM-ja sot e ka tërhequr kandidaturën e Lubomir Joveskit për gjykatës në Gjykatën Kushtetuedese, përcjell KlanM. Kështu ka njoftuar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska. Ai e përshkruan Jovevskin si ekzekutorin kryesor politik, pasardhësin e verbër dhe mbrojtësin e krimit të qeverisë në 6 vitet e fundit. Stojanovska shton se LSDM e tërheq Jovevskin pasi ai e ka kryer punën e tij, ndërsa për këtë dëmin më të madh e pësoi gjyqësori. Ajo ka shtuar se duhet të ketë ryshqyrtime për shumë lënda të trajtuara nga Jovevski si dhe përgjegjësi.
“Ljubomir Joveski nuk ju nevojitet më, sepse e kreu detyrën për të cilën u emërua dhe kështu 6 vite u mbrojtën krimet e LSDM-së dhe BDI-së. Mandati i tij u pasua nga shumë skandale, akuza të panumërta të paparaqitura, raste të fshehura, vendime qesharake dhe të çuditshme, lirime kriminelësh dhe shumë vendime të tjera të urdhëruara nga partia. LSDM-së nuk ka më asnjë dobi nga Ljubomir Jovevski dhe ashtu si me Katica Janevën dhe Vilma Ruskovskën, ata hoqën dorë nga ky njeri për të mbrojtur sërish interesat e tyre partiake”, tha Dafina Stojanovska.
Nga ana tjetër Ljubomir Jovevski ndjehet i zhgënjyer. Për mediat online në vend ai thotë se ka menduar që kjo çështje është zgjidhur shumë më herët. Me këtë veprim nga LSDM, Jovevski vlerëson se i është dëmtuar integriteti personal dhe profesional.
“Nëse partia vlerëson se procesi nuk mund ta çoj deri në fund, ajo nuk duhet të dëmtojë as individët dhe as gjykatën. Në rastin konkret, mua si profesionist, sepse pas propozimit jam ekspozuar ndaj sulmeve të pabaza, më është dëmtuar personaliteti dhe integriteti profesional, I qëndroj pas punës sime dhe nuk kam frikë nga kërcënimet dhe institucionet mund ta kontrollojnë lirisht punën time, sepse është detyrë e institucioneve dhe jo e partive, jam veçanërisht krenar që në punën time pata mbështetjen e plotë të kolegëve të mi dhe që jam prokurori i dytë që përfundoi mandatin e plotë gjashtëvjeçar. Tashmë i jam përkushtuar projekteve të tjera ku më është njohur e gjithë përvoja dhe njohuritë e mia profesionale”, tha Ljubomir Jovevski.
Kandidatura e ish-kryeprokurorit Ljubomir Jovevski, për gjykatës kushtetues ka nxitur reagime të shumta në opinion. Ndërsa në Kuvend, opozita ka kërkuar vazhdimisht nga pushteti që të tërheq kandidaturën e Jovevskit./KlanMacedonia