VMRO-DPMNE: LSDM-ja lut BDI-në për lista të përbashkëta!

“LSDM-ja ia dhuroi Maqedoninë BDI-së”, “Maqedoni po I përjeton kohërat më të turpshme”. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE-ja pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër I Qeverisë teknike. Kritikat dërgohen në adresë të socialdemokratëve, të cilët, sipas opozitës maqedonase, për të shpëtuar karriget, e bënë Talat Xhaferin Kryeministër.

“Ali Ahmeti festonte, kurse Kovaçevski ulte kokën, kurse e gjithë LSDM-ja votoi. Kovacevski jo vetëm që e shiti veten, por edhe LSDM-në dhe deputetët e tyre. Por, nuk kanë fund nëncmimet e Kovacevskit për dëshirën për pushtet. Ai e lut Komandant Forinënd he Ahmetin që ta mbështesin Stevo Pendarovskin dhe të kenë lista të përbashkëta”, tha Mile Lefkov.

Por, socialdemokratët, pas zgjedhjes së qeverisë teknike, shprehen se mbeten edhe 99 ditë deri në disfatën e re zgjedhore të Mickoskit. Sipas LSDM-së, Mickoski nuk ka kapacitet për të marrë vendime.

“E sulmojnë Xhaferin, kurse në 2013 ishte ministër i Mbrojtes në Qeverinë e DPMNE-së, me të njëjtët që sot e quajnë “dezertor”. Propozojnë ministra e nuk i votojnë, janë në Qeverinë Teknike që udhëhiqet nga Xhaferi, kurse shtiren se nuk janë pjesë të saj”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, edhe pse VMRO-DPMNE-ja merr pjesë me kuadrot e saj në Qeverinë Teknike, ajo nuk I dha mbështetje kësaj qeverie gjatë seancës së djeshme parlamentare, kur me 65 vota u zgjodh qeveria në krye me Talat Xhaferin./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share