VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI votuan amnisti për aferat e tyre korruptive

LSDM: Anëtarësimi në BE sjell paga dhe pensione më të larta

Opozitarja VMRO DPMNE akuzoi pushtetin se me ndryshimin e Kodit penal tenton të shpëtoj veten nga përgjegjësia që e pret pas zgjedhjeve për aferat korruptive. Madje sipas Naum Stoilkovskit gna kjo parti ndryshimet kaluan jasht çdo procedure parlamentare.

“Kjo është vetëm një dëshmi tjetër e asaj që pretendojmë prej ditësh, se LSDM dhe BDI ose BDI dhe LSDS jashtë procedurës, jashtë logjikës, votuan amnisti për veten e tyre dhe për krime e tyre të shumta e të pandëshkuara, duke u frikësuar nga zgjedhjet dhe çfarë do vijoj pas tyre. Por, ne premtojmë një gjë, e ajo është se do të ketë përgjegjësi për të gjithë”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Pavarësisht kritikave të opozitës dhe opinionin, nga LSDM numëruan benefitet e anëtarsimit të vendit në BE.

“Me anëtarësimin në BE, pagat, pensionet, investimet do të rriten në mënyrë drastike. Shtetet që u bashkuan me Unionin, në 5 vitet e para kanë deri në 100 për qind rritje të pagave për punëtorët. Mbështetja për bujqësinë, për rrugët e reja, shkollat, kopshtet, do të jetë drastikisht më e madhe”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

Socialdemokratët i bënë thirrje opozitës që që të mos bllokoj ndryshimet kushtetuese pasi në të kundërtën bllokada për anëtarsimin e vendit në BE do të sjell pasiguri dhe krizë ekonomike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share