VMRO-DPMNE kritika për keqmenaxhim të krizës nga ana e qeverisë

TOMOVSKI: QYTETARËT NUK KANË PARA PËR BUKË, RRITEN PAGAT E MINISTRAVE

Përderisa qytetarët nuk kanë para për bukë, pagat e ministrave dhe shuma e parave për organizatat e pavarura rriten. Kështu ka deklaruar anëtari i komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së Ivica Tomovski, duke ju referuar propozimit për ribalanc të buxhetit dhe masave antikrizë të ndërmarra nga Qeveria. VMRO-DPMNE edhe njëherë bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, me qëllim që siç tha Tomovski, vendi të del nga kjo krizë e shkaktuar nga menaxhimi i keq i qeverisë.

”Numrat flasin se Qeveria është përfitues lufte dhe i krizës. Të ardhurat nga akcizat për 4 muajt e parë janë rritur për 12 milion euro krahasuar me më herët, pas çka vetëm në muajin mars ka rritje prej 7,7 milion euro. Kjo është më shumë se dëshmi se masa që e sollën, fillimisht është e vonuar, të ju rikujojmë se ne kërkuam të vjen deri tek ulja dhe e dyta ka hapësirë të ulet akoma më shumë prandaj edhe propozojmë.” – tha Tomovski, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE tashmë ka dorëzuar dy propozim-ligje në Kuvend, njëri për akcizat dhe tjetri për TVSH dhe kërkojnë nga kryeparlamentari që sa më shpejtë të caktojë seancë. Nga LSDM paralajmërojnë masa të reja dhe forma të ndryshme të ndihmës për qytetarët dhe kompanitë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share