VMRO-DPMNE: Kovaçevski të japë dorëheqje, Qeveria është fundosur

“Nëse Kovaçevskit deri më tani nuk e ka pasur të qartë se duhet të japë dorëheqje, pas leximit të deklaratave të partnerëve tanë strategjikë në ditët e fundit, shpresojmë që kjo t’i jetë bërë më e qartë”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së opozitare.

Sipas kësaj partie, në Maqedoni sa më shpejt duhet të ketë zgjedhje të shpejta, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre dhe cilat politika i preferojnë. “Kovaçevski duhet ta pranojë vetes se ai dhe kjo qeveri nuk kanë legjitimitet para qytetarëve dhe se bllofi para ndërkombëtarëve se janë 80 deputetë për të ndryshuar kushtetutën nën diktatin bullgar është i lexuar dhe nuk do të ndodhë. Kjo qeveri është në fund, të paktën qeveria të jetë e ndershme para popullit dhe të shpërbëhet sot”, theksoi VMRO-DPMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share