VMRO-DPMNE: Kovaçevski shumëzoi popullin me zero

Duke dalë kundër referendumit, Kovaçevski e shumëzoi popullin me zero dhe populli do t’i tregojë se është zero thonë nga VMRO-DPMNE.

Kovaçevski edhe sot del me kokë kundër popullit, pa dhënë asnjë shpjegim racional pse po ikën nga referendumi. Nëse gjithçka është ashtu siç thotë Kovaçevski, atëherë nuk ka arsye për t’u frikësuar për politikat e tij shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre Kovaçevski është i vetëdijshëm se populli është kundër asimilimit që ai po e shtyn dhe për këtë arsye ikën nga ballafaqimi me të.

Referendumi është një nga përfitimet më të mëdha të demokracisë. Dhe si e tillë i shërben qeverisë që të udhëhiqet nga qëndrimi i popullit. Duke ikur nga referendumi, Kovaçevski tregon se nuk i intereson mendimi i popullit dhe e shumëzon me zero, por duhet të jetë i vetëdijshëm se me këtë qëndrim ndaj popullit, ai vetë do të jetë zero si në referendum ashtu edhe në zgjedhjet e ardhshme shprehen nga opozitarja VMRO-DPMNE./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share