VMRO – DPMNE kërkon t’u dorëzohet marrëveshja për Korridoret 8 dhe 10D

Debati në Kuvend, u hodh poshtë amendamenti i parë i VMRO-së  për burimet minerale

Nëntë deputetë të VMRO – DPMNE-së të cilët posedojnë certifikata të sigurisë, përmes një letre drejtuar Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, siç njofton KlanM, kanë kërkuar që t’u dorëzohet marrëveshja për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshoski, deklaroi sot se, nuk duan që Kuvendi të votojë për ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me marrëveshjen, ndërsa marrëveshja të mbahet e fshehtë.

“Në marrëveshje ka klauzola të dëmshme që dëmtojnë buxhetin ndërsa janë në interes të kompanisë private, posaçërisht pas daljes së disa pjesëve nga kjo marrëveshje se Qeveria obligohet ta zgjasë javën e punës nga 40 në 60 orë pune, që është në kundërshtim me ligjin për marrëdhënie pune dhe është në kundërshtim me Gjykatës Kushtetuese që do të duhej të jetë përfundimtare”, tha Antonio Milloshoski.

Milloshoski, siç njofton KlanM, paralajmëroi se, nëse nuk ua dorëzojnë marrëveshjen deputetëve të VMRO – DPMNE-së që posedojnë certifikata të sigurisë, do të vazhdojnë me presione ndaj Qeverisë.

“Të shohim nëse shteti është nënshtruar. Duam të shoh gjithashtu cila gjykatë është kompetence në rast të ndonjë kontesti mes dy palëve, cilat çmime janë konstatuar për materialet ndërtimore dhe nëse të gjitha çmimet janë konstatuar apo janë lënë diku të hapura. Me pak fjalë, qytetarët dhe deputetët kanë të drejta të dinë se si harxhohen mjetet e tatimit nga buxheti shtetëror”, tha Antonio Milloshoski.

Ndërkohë, Kuvendi sot vazhdoi debatin për ndryshimet ligjore për burimet minerale, që është një ndër tetë ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Në komisionin parlamentar për çështje ekonomike, ku filloi diskutimi i amendamenteve për këtë ligj, siç njofton KlanM, deputetja Rina Ajdari, në emër të propozuesve të ligjit, hodhi poshtë amendamentin e parë të VMRO – DPMNE-së, me të cilin kërkohej që të mbetet ligji aktual për dhënien e lejeve për gërmim.

Për ndryshimet ligjore të Ligjit për burime minerale janë dorëzuar gjithsej katër amendamente, prej të cilave dy nga VMRO – DPMNE dhe dy nga deputeti Lupço Balkovski nga partia VMRO popullore./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share