LSDM: OPOZITA PO PËRHAP PANIK
Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rast të regjistruar me line e majmunëve. Kjo u konfrimua edhe zyrarisht gjatë ditës së djeshme pas testimit të pacientit të dytë nga Kërçova që dyshohej se mund të ishte infektuar me këtë lloj sëmundje. Por, pavarsisht kësaj opozitarja VMRO DPMNE I kërkoi Qeverisë që urgjentisht të krijoj protokoll të posaçëm për këtë sëmundje, raporton Klan M.
“Apelojmë që sa më shpejt të jetë e mundur kjo qeveri e pa përgjegjshme dhe Ministri bekim Sali menjheëherë të sjellin protokoll për pandeminë e cila në mënyrë masovike po përhaphet në europ dhe botë” – deklaroi Lefkov.
Nga LSDM hodhën poshtë akuzat e opozitës për papërgjegjësi në menaxhimin e siutatës me linë e majmunëve. Akuzuan VMRO DPMNE se po përhapë panik të qytetarët.
“Së pari tregojnë mosnjohje të politikës së shëndetsisë në vend dhe si e dyta tregojnë se nuk dinë të respektojnë profesionistët si ajo e sëmundjeve infektive. Kur KSI propozoi atëherë të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjitha kategoritë e rrezikuara, mjekë arsimtarë, të moshuar, ata të VMRO ishin kundër kinse rrezikohej e drejta e qytetarëve për të vendosur dhe propozuan teste PCR. Tani standardi dyfishtë është se kërkojnë që me forcë të testohen pacientët” – tha Nenad Kociq, nga LSDM.
Nga LSDM shtuan se do të vazhdojnë ri rrespketojnë udhëzimet që dalin nga profesionistët e fushës edhe në menaxhimin e kësaj situate me linë e majmunëve. /KlanMacedonia/