Dy ligje për huamarrje me flamur evropian
Keqpërdoret flamuri evropian – Qeveria deri në vitin e ri do ta fut në borxh shtetin edhe për 500 milion euro – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas opozitës, gjatë javës së kaluar deputetëve u janë dorëzuar dy ligje për huamarrje me Flamur evropian.
“Kovaçevski përkundër vërejtjeve të Komisionit Evropian për keqpërdorimin e flamurit evropian, ka vendosur që në vend që ligjet t`i lëshojë me procedurë të rregullt, për herë të parë e bën me Flamur evropian, që komisioni amë për Çështje Evropiane t`i shqyrtojë ligjet me të cilët Maqedonia do të futet në borxh për 190 milion euro tjera. Në këtë periudhë aktuale janë dy huamarrje. Deri në fund të vitit 2023 krahas këtyre dy kredive, në Kuvend do të mbërrijnë huamarrje tjera me cka vendi do të hyjë në borxhe për 500 milion euro, me cka borxhi publik do të jetë 8.5 miliardë euro”, tha Bojan Stojankoski, deputet i VMRO-së./KlanMacedonia