KOVAÇEVSKI I ZHGËNJYER E VENDIMIN E APELIT
Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja sërish me akuza drejtë qeverisë për rrëzimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Sipas opozitës fajtor për këtë janë partitë në pushtet LSDM dhe BDI, të cilët siç theksojnë nga kjo parti edhe pse erdhën në pushtet me sloganin “Jo drejtësi, pa paqe”, ata e kanë partizuar dhe rrënuar sistemin gjyqësor në vend. Kryeministri Kovaçevski thotë se nuk ndërhynë në proceset gjyqsore duke u shprehur i zhgënjer rreth vendimit të gjykatës së apelit për rastin Target Fortesa.
Anulimi i aktgjykimit të shkallës së parë për përgjimin masiv në rastin “Target-Fortesa” vazhdon të shkaktoj reagime në opinion. Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet i zhgënjyer për një veprim të tillë. Sipas tij, kjo konfirmon besimin e ulët të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Duke komentuar deklaratat e djeshme të mbrojtjes së ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, se do reagojn në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për presionet e pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit, Kovaçevski thotë se as ai, e as qeveria nuk ndërhyjnë në gjyqësor.
I takon sistemit të drejtësisë, i cili është një autoritet i pavarur, t’u shpjegojë qytetarëve vendimet që merren përmes një procedure transparente dhe të punojë në funksionimin e tij në mënyrë që të rrisë besimin e qytetarëve dhe të sigurojë kushte për të gjithë qytetarët që të jenë të barabartë para Kushtetutës. Ju e dini që ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë BE dhe SHBA. Kapitulli 23 – Sundimi i ligjit ishte pjesë e shqyrtimit dypalësh dhe sigurisht që ai shqyrtim në të cilin do të përfshihen autoritetet gjyqësore do të ngrejë shumë pyetje për të cilat do të kërkohen përgjigje.
Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja sërish akuzoi pushtetin se gjyqësori edhe prokuroria janë rrënuar, ndërsa kryeministri Kovaçevski e vazhdoi rrënimin aty ku e la paraardhësi Zoran Zaev.
Të dhënat se është zbatuar vetëm 20 për qind e strategjisë vjetore për luftën kundër korrupsionit janë shkatërruese. Kjo tregon se qeveria e Kovaçevskit nuk ka vullnet për t’u marrë me këtë problem. Në Maqedoni, zyrtarët më të lartë në gjyqësor zgjidhen nga albumet e partive. I tillë është rasti me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar, i tillë është rasti me Këshillin Gjyqësor. Ky institucion fare i fundit, i cili duhet të zgjedhë, vlerësojë dhe shkarkojë gjyqtarët, udhëhiqet nga staf i cili nga praktikanti në gjykatë, pa asnjë ditë përvojë si gjyqtar, kaloi në një pozitë të lartë vetëm për shkak të fotove me Zaev”.
Gjykata e Apelit dy ditë më parë miratoi vendim skandaloz me të cilin e shfuqizoi aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimet masive të paligjshme të mijëra qytetarëve të RMV-së në periudhën 2008-2015, në të cilin ish shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg. Para 10 ditëve gjykata e Apeli shpëtoi Mijallkovin edhe nga 8 vjet burg nga një rast tjetër.
Rikthimi nga e para e lëndës “Target-Fortesa” hapë mundësi reale që Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë të shpëtojë nga përndjekja penale për përgjimet masive. /KlanMacedonia/