VMRO – DPMNE insiston në zgjedhje të parakohshme parlementare

VELJANOSKI VLERËSON SE NUK KA PENGESA QË TË MBAHEN NJËKOHËSISHT DY PROCESE ZGJEDHORE

Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski thotë se, nuk ka asnjë pengesë që zgjedhjet parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato presidenciale, përcjellë KlanM. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Veljanoski ka rikujtuar se në 33 vitet e kaluara, në tri raste janë mbajtur njëkohësisht dy procese zgjedhore.

“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, është absolutisht e qartë se nuk asnjë arsye financiare, ekonomike apo arsye të sigurisë dhe politike që të kemi zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, përpos për shkak të kalkulimeve partiake të pushtetit”, tha Trajko Veljanoski.

VMRO – DPMNE insiston që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, e bindur se nëse do të mbaheshin ato, opozita maqedonase do të vinte në pushtet.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski propozon që këto zgjedhke të mbahen njëkohësisht me ato presidenciale dhe madje, i ka kërkuar kryeministrit që të thirr takim liderësh për të caktuar datën e mbajtjes së tyre. Kërkesën e tij ai e ka përsëritur në disa paraqitje publike.

Por, kryeministri nuk e sheh të arsyeshme që në këto momente të flitet për tema të tjera që nuk kanë të bëjnë me eurointegrimet, duke e konsideruar këtë të fundit si proces kyç të shtetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share