VMRO-DPMNE: Gjyqësori është në kaos

OPOZITA MAQEDONASE KOMENTON VENDIMIN E GJ. ADMINISTRATIVE

Gjyqësori është në kaos. Kështu vlerëson VMRO-DPMNE, duke komentuar zhvillimet e djeshme në Këshillin gjyqësor dhe anulimin e vendimit për shkarkimin e Vesna Damevës nga kreu i Këshillit Gjyqësor. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se seria e skandaleve në gjyqësor nuk kanë të ndalur. Zëdhënësi i partisë Naum Stoillokovski i hedh faj edhe presidentit të shtetit.

“Nuk ka qenë kurrë më keq. Kaosi në gjyqësor është rezultat i qeverisjes së BDI-së dhe LSD-së, rezultat i vendimeve politike dhe shkrimit të ligjeve në selitë partiake sipas masës së krimit. Për këtë situatë drejtpërdrejtë janë të përgjegjshëm LSD, BDI, Kovaçevski dhe Pendarovski. Ata dhe zëvendësit e tyre i zgjodhën aktorët kryesorë në këtë telenovelë, për të cilën ka një mirënjohje edhe nga ana e Pendarovskit. Për sa kohë që LSD dhe BDI janë në pushtet, Maqedonia nuk do të ketë një sistem të pavarur drejtësie. Nuk ka qenë kurrë më keq”, tha zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoilkovski.

Ky kaos në gjyqësi dhe prokurori, sipas VMRO-së, ka sjell rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi, që sipas anketave është vetëm 1%. Dje Gjykata Administrative anuloi vendimin për shkarkimin e Vesna Damevës, e cila e ankimoi vendimin për shkarkimin e saj kontrovers nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor. Nga Gjykata Administrative konfirmuan se ankesa e Damevës është pranuar, ndërsa vendimi i kontestuar i Këshillit Gjyqësor është anuluar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share