VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se ato janë fajtorët e vetëm për minierën e Ilovicës në Strumicë, dhe se kjo ishte nënshkruar nga Fatmir Besimi në vitin 2006 nga Qeveria e atëhershme LSDM-BDI, përcjellë Klan M.
”LSD dhe BDI kanë fajin e vetëm për minierën e Ilovicës. Në vitin 2006 Qeveria e LSD-së dhe BDI-së e përfaqësuar nga ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Fatmir Besimi nënshkruan Marrëveshjen e parë koncesionare për Ilovica.
Kjo është Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Koncesionarit dhe Qeverisë së LSD-së dhe BDI-së të përfaqësuar nga Fatmir Besimi, i cili atëherë ishte ministër i Ekonomisë dhe tani është ministër i Financave. Kjo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2006 më 31 maj, përcjellë Klan M.
Kjo është Marrëveshja që është shkaku i të gjitha problemeve të banorëve të Strumicës.
Nga VMRO thonë se nëse qeveria e LSD-së dhe BDI-së siç përcjellë Klan M, nuk do ta kishin nënshkruar këtë Marrëveshje në vitin 2006, sot Maqedonia nuk do të ishte në Arbitrazh dhe as nuk do të kishte frikë te banorët e Strumicës se pellgu i Strumicës dhe rajoni më gjerë mund të kontaminohej.
Kjo marrëveshje, e cila është nënshkruar nga Fatmir Besimi, në bazë të vendimit të Qeverisë së LSD-së dhe BDI-së për dhënien e koncesionit të 25 prillit 2006, është rrënja e problemeve.
Hipokrizia e rrejshme e LSD-së dhe BDI-së del në sipërfaqe. Dështojnë përpjekjet për të fajësuar VMRO-DPMNE-në dhe kryetarin Mickoski. Nënvlerësimi i inteligjencës së qytetarëve shkon deri aty sa ata sot paraqiten si mbrojtës dhe dalin në protestë, ndërsa dje në një seancë të qeverisë votuan bashkimin e koncesioneve dhe zbatimin e projektit të tyre të miratuar me vendim të qeverisë në vitin 2006. Kjo është e vërteta e dokumentuar dhe thotë se miniera e Illovicës është ide dhe projekt i LSDM-së dhe BDI-së, nga fillimi deri në fund. Nuk ka përgjigje për deklaratat e turpshme se një ministër në rastin Kreshnik Bekteshi ka mashtruar të gjithë Qeverinë për ta votuar këtë vendim, ndaj kjo konfirmon qartë se kjo Qeveri është e gatshme të gënjejë njëri-tjetrin vetëm për të kënaqur interesat personale të biznesit.
Dhe pas 17 vitesh, e njëjta qeverisje e LSDM dhe BDI lejon që projekti të fillojë dhe gjithë kësaj i paraprin marrja e Euromax Resources nga një biznesmen që konsiderohet i afërt me BDI-në, Destani.
I njëjti Destani që pretendohet në opinion, i cili nuk ka asnjë ditë përvojë apo ekspertizë në nxjerrjen e arit, duhet t’i bindë qytetarët e Strumicës se do të punojë sipas standardeve dhe mjedisi nuk do të kontaminohet. A do të besojë dikush?” – thotë në konferencën për media Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/