LSDM: ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NUK DO TË KETË
Opozitarja VMRO DPMNE akuzoi Qeverinë se po lë pa paga, pa sigurim shëndetësor dhe pensional, të punësuarit në “Ekonominë e Ujërave”. Cvetan Tripunoski nga kjo parti tha se papargjegjsia e Qeverisë ka lënë sipërfaqe të mëdha bujqësore të thahen si pasoj e mungesës së ujit.
“Kam informacion se jo vetëm që bujqit ankohen për moskujdesin, por edhe të punësuarit në ndërmarrje në disa drejtime kanë reaguar te menaxhmenti për sigurimin e kushteve themelore për punë. Nuk kanë pasur naftë të mjaftueshme të domosdoshme për punën e makinerisë në terren, për pastrimin e kanaleve dhe aktiviteteve të tjera në këtë periudhë të vitit,” deklaroi Cvetan Tripunovski nga VMRO DPMNE përcjell KlanM.
Fajin për këtë ishdeputeti i VMRO-DPMNE-së e sheh te Ministri i Bujqësisë Lupço Nikolovski, duke e përsëritur sërish kërkesën e zakonshme të partisë së tij – është koha për ndryshime në Maqedoni. Por nga partia në pushtet LSDM, gjithashtu e kanë përsëritur përgjigjen e mirënjohur.
“Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Zgjedhjet do të jenë të rregullta në vitin 2024, ndërsa tani është koha që vendi të ecë përpara, ta kalojë gjithë procesin, t’i hapë kapitujt me BE-në, me qëllim që sa më shpejt që është e mundur shteti të ecë përpara,” deklaroi Darko Kaevski nga LSDM përcjell KlanM.
Nga përfaqësuesit e Qeverisë për momentin nuk ka përgjigje konkrete për gjendjen në SHA “Ekonomia e Ujërave”, as për mungesën e ujit në bujqësi./KlanMacedonia/