VMRO-DPMNE dorëzon interpelancë për kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

GEORGIEVSKA: QËLLIMI I VMRO-DPMNE-së ËSHTË TË SHKAKTOJË KRIZË KUSHTETUESE

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka dorëzuar sot interpelancë ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska nga LSDM. Siç sqaroi deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshoski, interpelanca ka të bëjë me atë që Georgievska i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi raport të pjesshëm pa përfunduar pika e rendit të ditës dhe pa përfunduar seancë për zgjedhjen e tre gjykatësve kushtetues. Kjo sipas Milloshovski, është në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën.

“Ajo është në kundërshtim me nenin 128 nga Rregullorja, ku është theksuar saktë se trupi punues mblidhet dhe pasi të mbarojë seanca përgatit raport dhe procesverbal për atë që është vendosur në trupin punues, ndërsa kjo seancë e komisionit për zgjedhje dhe emërime nuk ka përfunduar. Shkelja e dytë është neni 129 nga rregullorja, ku thotë se për raportues në lidhje me cilëndo do seancë të trupave punues, më së shpeshti është kryetari i atij trupi punues para deputetëve, ndërsa ne pamë dje që kryetarja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërim, Marija Georgievska madje nuk kishte kurajo të paraqitet para deputetëve të sqarojë pse ka dorëzuar raport parcial”, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Georgievska në reagimin e saj tha se, nuk ka vepruar në kundërshtim me rregulloren por, në përputhje me përgjegjësitë e saj si kryetare e komisionit. Sipas saj, përmes kësaj interpelance, qëndron tentimi i VMRO – DPMNE për fshehjen e qëllimit të tyre që, sipas saj është, të krizë kushtetuese në shtet.

“Askund në rregullore, në asnjë nen të rregullores nuk qëndron se unë nuk mund të dorëzojë raport për pikë të caktuara që kanë kaluar në komision, askund në rregullore nuk shkruan. Megjithatë, është përgjegjësi e imja si kryetare e komisionit të veprojë dhe të informojë Kuvendin sepse të gjitha institucionet reagojnë që ne nuk guxojmë të lejojmë papërgjegjësi totale, se duhet të parandalojmë kryerjen e funksionit që ka organi më i lartë në këtë shtet. Në pajtueshmëri me këtë, si kryetare, pas përfundimit të dy propozimeve që janë votuar dhe në bazë të asaj kam informuar kryetarin e Kuvendit dhe kam dorëzuar propozim parcial”, deklaroi Marija Georgievska nga rradhët e LSDM-së.

Pas një diskutimit dy ditor, Kuvendi mbrëmë votoi rendin e ditën së seancës së 88, ku bën pjesë edhe zgjedhja e dy gjykatësve kushtetues, pas çka filloi debati parlamentar për këtë pikë. Duke pasur parasysh se në nëntor përfundon mandati edhe i një gjykatësi tjetër kushtetues. Me qëllim që të parandalohet futja e vendit në krizë kushtetuese, kryetarja e Komisionit i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit propozime për dy gjykatësit që u votuan në komisionit, pasi diskutimi për kandidatin e tretë bllokohet nga ana VMRO – DPMNE me vërejtje procedurale dhe fjalime të gjata./KlanMacedonia/

Gazetare: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share