VMRO-DPMNE dhe VLEN: BDI të përballet me përgjegjësinë!

AKUZAT NË ADRESË TË INTEGRISTËVE

LSDM-ja, Zaevi dhe Filipçe, me vetëdije ia kanë lëshuar Lotarinë BDI-së, që Grubi të bëjë krime, kurse ata të mbesin në pushtet, thonë nga VMRO-DPMNE duke potencuar se mos të ishin funksionarët e LSDM-së, krimi i BDI-së, nuk do të ishte I mundshëm.

BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE

“Artan Grubi nuk ishte i vetëm në krimin. LSDM me dëshirën e tyre për pushtet me çdo çmim ia mundësuan këtë. LSDM e dinte se në momentin kur do të inicohet procedura kundër Grubit, qeveria do të bjerë, për këtë shkak e toleruan, kurse më vonë iu bashkangjitën. LSDM me ditë të tëra bëjnë rrëfime, kurse çdokush e di se çfarë bënte Grubi, por heshtën nga frika. LSDM-ja doli në zgjedhje me shpresën se ky tandem do të vazhdojë.”

Në të njëjtën vijë është edhe komunikata e koalicionit VLEN, të cilët pretendojnë se BDI-ja po fundoset kurse të gjithë që kanë gabuar para ligjit duhet të përballen me drejtësinë.

VLEN

“BDI-ja non grata po shembet si kulla prej letrash! Ata që për 20 vite rrënuan shtetin me korrupsion e krim, sot po përballen me drejtësinë. Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë, dhe qelitë po dezinfektohen për t’i pritur të gjithë!”

Ndryshe, Prokuroria e Strugës ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masave të kujdesit për Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, respektivisht marrjen e pasaportës.

Sic thuhet masat janë ndërmarrë për shkak të rrezikut nga arratisja, duke marrë parasysh se gjatë ditës së djeshme PTHP-Strugë dorëzoi edhe një akuzë kundër Merkos.

Sipas akuzës, Merko në hyrje të ndërtesës së Komunës ka vendosur një pllakë përkujtimore, me të cilën, sic thuhet, ka nxitur urrejtje etnike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share