VMRO-DPMNE: Dezertori Kovaçevski do të zëvendësohet nga një dezertor tjetër – Talat Xhaferin!

LSDM-ja e ka tepruar me dëmet që po i shkakton Maqedonisë, reagojnë nga VMRO-DPMNE pas njoftimit të BDI-së se kandidati për Kryeministër Shqiptar do të jetë Talat Xhaferi, përcjell KlanM.

VMRO-DPMNE, siç përcjell KlanM, thotë se sikurse Kovaçevski që ka dezertuar nga Armata edhe pasardhësi i tij si Kryeministër Teknik, Talat Xhaferi, në vitin 2001 nga Armata kalon në UÇK.

“Despoti nga Forina do të mbahet mend sipas shkeljeve të ligjeve dhe procedurave dhe mënyrës së jashtëligjshme të emërimit si kryeparlamentar. Ai refuzonte nisma për referendum duke u vënë në rolin e gjykatësit suprem e kushtetues, kurse më pas rendite flamuj evropian për ligjet e dëmshme, me të cilët qeveria LSDM-BDI vjedhnin popullin dhe shtetin. Talat Xhaferi gjithahstu do të mbahet mend edhe për miratimin jokushtetues dhe të jashtëligjshëm të ligjit për gjuhët dhe ligje tjera” – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share