Miteva: Kovaçevski s`ka kontroll në grupin parlamentar
Kryeministri dhe lideri socialdemokrat Dimitar Kovaçevski nuk ka kontroll ndaj grupit parlamentar – sic percjell KlanM, thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtuar se tre deputetë të LSDM-së nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore si dhe gjashtë nga brendësia e vendit nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese.
VMRO-DPMNE thotë se Kovaçevski ka thirrur një koordinim me deputetët për t`i bindur se kjo është mënyra e vetme për të mbetur në pushtet dhe për t`i bindur partitë shqiptare të mbështesin mbijetesën e Qeverisë.
“Kjo është diksutuar në takimin e para disa ditëve në Shtabin Qendror të LSDM-së që ka pasur karakter tensionesh, ku ai ka potencuar se nëse në opinion dalin deputetët e LSDM-së që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, kjo mund t`I detyrojë partnerët shqiptar të koalicionit ta pranojnë idenë e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit”, tha Marija Miteva.
Nga VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, pyesin nëse është e vërtetë se Kovaçevski ka kërkuar nga deputetët të dalin me qëndrim të përbashkët dhe me dokument të nënshkruar individualisht se në mënyrë të pakushtëzuar do t`i votojnë ndryshimet kushtetuese.
VMRO-DPMNE-ja pretendon se dokumenti duhej të publikohej gjatë ditës së djeshme, por kjo nuk ka ndodhur, sic thonë, për shkak të mospajtimeve të dukshme me deputetët e lartëpërmendur. /KlanMacedonia/