VMRO-DPMNE: Çfarë fsheh Kovaçevski nga premtimet për Sofjen?

LSDM: MICKOSKI DHE KASAMI PROMOVOJNË PROVOKIMET DHE NACIONALIZMIN

VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nga Kryeministri Kovaçevski nëse turpërohet që para dy viteve, sic thonë, në Qeveri ka votuar për ndryshimin e emrit të rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” në “Adem Demaçi”, njofton KlanM.

Sipas opozitës maqedonase, legjitime janë edhe disa pyetje, që kjo parti i ndërlidh me eurointegrimet dhe raportet me Sofjen zyrtare.

“Nëse Kovaçevski gënjen për ndryshimin e emrit të rrugës, ka votuar për këtë, kurse sot aktron i revoltuar, atëherë çfarë mund të pritet që të dalin në sipërfaqe negociatat e tij, marrëveshje dhe pranimin e diktateve bullgare në kornizën evropiane, në drejtim të bllokimeve të mundshme të së ardhmes evropiane dhe bindjet e tij të sotme për ndryshimet kushtetuese si aktin final? Nëse Kovaçevski fshehet pas ndryshimit të emrit të rrugës, cfarë fsheh ndoshta nga premtimet drejt Sofjes?” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, vazhdojnë të adresojnë kritika ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic thonë, për heshtjen e tij dhe për të mos dënuar provokimet që ndodhën në Tetovë gjatë vizitës së Kurtit.

Sipas LSDM-së në vend që të punojnë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, Mickoski dhe Kasami në Tetovë promovojnë ndasitë, nacionalizmin, provokimet dhe krijojnë tensione.

“Në vend që ta dënojë rastin, Mickoski mbron Kasamin, partnerin e tij të koalicionit që ishte organizator i ngjarjes. Kasami, pikërisht me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së u bë Kryetar i Komunës së Tetovës. Kasami dhe Mickoski u përpoqën ta rrëzojnë Qeverinë kurse bashkëpunimi i tyre vazhdon në Këshillin e Tetovës dhe Kuvendin e Maqedonisë së Veriut” – thonë nga LSDM.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se Mickoski dhe Kasami duhet ta dijnë se qëmoti ka përfunduar koha e nacionalizmit dhe tensioneve dhe se qytetarët nuk do të lejojnë ndasi të reja, ashtu sikurse i bënte VMRO-DPMNE për 11 vite me radhë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share