Buxheti 2025 është zhvillimor dhe ka për qëllim transformimin ekonomik të Maqedonisë – thotë VMRO-DPMNE-ja, duke pohuar se Buxheti do ta mbështesë rritjen ekonomike, që është projektuar në 3.7%. VMRO-DPMNE thotë se me këtë buxhet projektohet rritja e të ardhurave nga TVSH-ja për 10.5%, kurse rritja e të ardhurave nga doganat, sipas tyre, do të jetë 20%.
“Qeveria e VMRO-DPMNE-së për vitin 2025 me buxhetin parasheh paga më të larta për mësimdhënësit dhe punonjësit në arsim nga arsimi fillor deri tek arsimi i lartë. Do të ketë më shumë për të gjithë. Rritje do të kenë edhe punonjësit në shëndetësi, administratën shtetërore dhe polici. Më 2025 vjen edhe rritja e dytë e pensioneve prej 2.500 denarë për gjithë pensionistët”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Viti 2025 do të jetë vit zhvillimor, me shumë investime, zhvillim të kompanive dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.
Qeveria dakordoi 8 investime të huaja, që janë dakorduar për më pak se 5 muaj. Tempoja e investimeve të reja vazhdon edhe në 2025. /tvklan.mk