AGGELER PARALAJMËRON ZGJERIMIN E LISTËS SË ZEZË NË RMV
Maqedonia është e bllokuar nga BE-ja, për shkak se në vend të drejtësisë sundon krimi – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja, duke potencuar se qeveria LSDM-BDI që deklarohet si pro-evropiane nuk ngriti asnjë hetim lidhur me aktivitetet korruptive në vend.
“SHBA-të ndanë rreth 500 milionë dollarë për sundim të së drejtës, kurse shohim epidemi të korrupsionit në Maqedoni. Kështu kanë deklaruar partnerët strategjik që konfirmojnë se korrupsioni është në cdo pore të shoqërisë. Paratë janë harxhuar kurse fajtorët dhe përgjegjësit janë në liri” – tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.
Reagim gati identik mbërrin edhe nga Lëvizja Besa. Sipas tyre, pandemia e korrupsionit i ka goditur të gjithë funksionarët aktual të pushtetit.
“Se kjo Qeverie udhëhequr nga BDI, LSDM dhe ASH, që të mund të vjedhin edhe më shumë, largohen nga SHBA-ja, e cila paguan dhe kontribuon për vendosjen e drejtësisë në vend dhe i afrohen Rusisë, së cilës nuk i pengon krimi që ndodh në vendin tonë, por interesat e biznesmenëve të saj të cilët investojnë në biznese komari dhe kredi të shpejta” – thonë nga Lëvizja BESA.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, gjatë prononcimit të djeshëm për media, duke shprehur dëshpërimin e saj nga mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/