VMRO-DPMNE: BDI manipulon opinionin – Shfuqizimi i “Balancuesit” rekomandim i KE-së!

LEFKOV: PAJTOHEMI ME KE-NË SE “BALANCUESI” ËSHTË KEQPËRDORUR!

Qeveria LSDM-BDI në vitin 2023 miratoi Strategjinë për Reformat ë Administrës Publike për periudhën 2023 – 2030, ku parashihet shfuqizimi I “balancuesit” thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas deputetit Mile Lefokov, VMRO-DPMNE pajtohet me Komisionin Evropian se “balancuesi” është keqpërdorur dhe vlerësojnë se përfaqësimi i drejtë duhet dhe do të zgjidhet me ligj.

MILE LEFKOV – VMRO DPMNE

Ndryshe, BDI-ja nga pozita e pushtetit nuk ishte kundër që të shfuqizohet “balancuesi”, kurse tani si opozitë të gjejë justifikime dhe sajon arsye për destabilizim. BDI nuk tha asnjë fjalë kur bashkë me LSDM-në promovuan Strategjinë. BDI ishte pjesë e Qeverisë kur u miratua Strategjia dhe atëherë nuk kishte as press-konferenca e as kritika nga ata, përkundrazi heshtën, për shkak se edhe vet e dijnë se e njëjta është rekomandim I BE-së. Ndryshe, shfuqizimi i “balancuesit” në fakt është rekomandim i Komisionit Evropian, I cili qartë tregon se punësimet në bazë të së njëjtës, mund t`i minojnë parimet e meritave dhe të ndikojnë në pavarësinë e institucioneve. VMRO-DPMNE pajtohet me KE-në se “balancuesi” është keqpërdorur dhe vlerësojmë se përfaqësimi i drejtë duhet dhe do të zgjidhet me ligj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share