Lefkov: Qytetarët po varfërohen, familja e Grubit po pasurohet
VMRO DPMNE drejtoi akuza të rënda drejt Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit. Sipas partisë opozitare, familja e tij po fiton biznese milionëshe dhe prona tjera nga institucionet që udhëhiqen nga ai ose nga të afërmit e tij.
“Më datë 16.09.2021 nga an e Ermir Imamit nga Dibra, i punësuar në ETC-travel që është në pronë të Veton Grubit, vëlla i Artan Grubit, është formuar Metrolab, një kompani për kalibrim të dorezave për mbushje të derivateve në pompa të benzinës.
Metrolab, për një periudhë të shkurtë, gjegjësist prej më 02.02.2022, për vetëm 4 muaj pas formimit ka marrë akreditimit për inspektimin e matësve të volumit dhe rrjedhën e derivateve të lëngshme dhe gas të lëngshëm prej nafte, akreditimin e jep Byroja për metrologji, ku është drejtor Merita Mustafai, kuadër i BDI-së”, deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-së.
Sipas opozitës, Ermir Imami largohet nga kjo kompani një vit pasi u formua. Nga opozita pyesin Grubin se a ka ndikuar që pas dy viteve të ndryshohen çmimet për kompanitë që bëjnë kalibrimin e instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës në pompat e benzinës dhe a e ka bërë këtë me qëllim që të përfitojë vëllai i tij.
Deputeti Lefkov, paralajmëroi se në ditët në vazhdim do të vazhdojnë të publikojnë prova që flasin për siç e thonë ata, biznes-perandorinë e Artan Grubit./KlanMacedonia
Përgatiti: Furkan Saliu