Lidhur me situatën në Kopshtin Zoologjik kanë reaguar nga VMRO-DPMNE nga ku akuzojnë kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska ku sipas tiyre ishte në prag të shkaktimit të epidemisë me gripin e shpendëve”.
“Arsovska, i mbështetur nga LSDM, BDI dhe “Levica”, ka ndërruar vetëm drejtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, i cili është pikë referimi i Shkupit dhe i gjithë Maqedonisë, dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është të emërojë një profesionist. Por çfarë bëri ajo? Kopshti zoologjik i Shkupit u shndërrua në një film horror, ku në më pak se tre vjet pati epidemi dhe aty ngordhën mbi 40 kafshë ekzotike, institucion që ndiqet vetëm me incidente.Megjithatë, nëse institucionet në Kopshtin Zoologjik nuk do të ishin përfshirë, do të kishte ndodhur një fatkeqësi e përmasave të paprecedentë.Shëndeti i qytetarëve dhe shëndeti i punonjësve në këtë institucion është mbi të gjitha, besojmë se institucionet reaguan me shpejtësi dhe me profesionalizëm” – thonë nga VMRO.