Tenderin e ka fituar kompania e Dimitrijeviqit, i cili akuzohet për mashtrim në Armeni
VMRO – DPMNE-ja akuzon Qeverinë se ka trukuar tenderin për mbikëqyrje të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10. Sipas tyre, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i dha vërtetim kompanisë EPTISA për mbikëqyrje gjatë ndërtimit, edhe pse tre vite më parë Qeverisë ua kishte ndaluar institucioneve shtetërore të bashkëpunojnë me këtë kompani për shkak të veprimeve joligjore, joetike dhe të papërgjegjshme. Por, sipas VMRO – DPMNE-së. Qeveria madje ka ndryshuar edhe kushtet në procedurën e tenderit, në mënyrë që kompania EPTISA të marrë tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në këto dy korridoreve, në vlerë prej 22 milionë euro.
“Përpos vazhdimit të afatit për dorëzim, është ndryshuar edhe kushti i cili kërkohet që ofertuesi të paraqesë raport për gjendjen e bilancit dhe të dhëna nga bilanci për vitin 2019, 2020 dhe 2021, të cilat duhet të jetë pozitive dhe të jenë të nxjerra nga ana e një institucione të huaj me renome, i regjistruar për të kryer revizionin. Me ndryshimin, fshihet pozitive dhe kërkohen vetëm gjendja e bilancit, por jo edhe bilanci pozitiv, por ai mund të jetë edhe negativ. Përkatësisht, kompania që do të merr tender prej 22 milionë eurove për mbikëqyrje, qeveria vlerëson se mund të jetë edhe në humbje 3 vite financiare radhazi”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO – DPMNE-së, këto ndryshime janë bërë që kompania EPTISA të mund të fitojë tenderin, pasi e njëjta në vitin 2019 ka punuar me humbje prej 6.7 milionë euro, në vitin 2020 me 6.9 milionë euro ndërsa në 2021 me 8.5 milionë euro humbje.
“Me ndryshimin e kushtit që ofertuesit të mos kenë nevojë të kenë bilance pozitive 3 vitet e fundit financiare, hapet mundësia që kompania EPTISA të merr pjesë. E njëjta më 01.12.2022 është zgjedhur si fituese e tenderit në vlerë prej 22 milionë euro”, deklaroi Stojanovski.
Njëri ndër pronarët e kompanisë EPTISA është Branisllav Dimitrijeviq. Ky i fundit njihet për opinionin në vend për të ashtuquajturën afera diplomatike armene. Përkatësisht, në vitin 2019, tre diplomatë maqedonas me avion privat e kanë nxjerrë nga Armenia shtetasin maqedonas Branislav Dimitrijeviq, i cili ishte nën hetime në këtë shtet. Prokuroria armene në vitin 2018 nisi hetimi për Dimitrijeviqin për “mashtrim të kryer në shkallë të gjerë“. Armenia është në kërkim të tij për mashtrim dhe në mungesë të tij është urdhëruar masa e paraburgimit./KlanMacedonia