LSDM: OPOZITA VAZHDON ME GËNJESHTRA TË FABRIKUARA
Kanë vazhduar përplasjet mes VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së sa i përket energjetikës. Opozita maqedonase sot akuzoi kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe kumbarin e tij, Goran Paunov se janë të përfshirë në biznese që kap vlerën e 26 milionë eurove. Deputeti i kësaj partie, Mile Levfkov deklaroi se, kompani të themeluara nga Kovaçevskit dhe të afërm të tij familjar përfitojnë shuma milionëshe në biznes energjetik, edhe atë derisa shteti është në krizë, ndërsa populli lufton për mbijetesë, raporton Klan M.
“Vetëm nga tenderë shtetëror për disa vite të fundit, këto kompani kanë marrë 1,8 milionë euro. Në vitin 2021, kur Dimitar Kovaçevski ishte zëvedësministër i financave, KMG EOL Kvazar lidh marrëveshje me EVN-në, ndaj së cilës tani kur Kovaçevski është kryeministër, ka pronësi mandatare përmes pjesës shtetërore në EVN, edhe atë për realizimin e punimeve dhe dërgimin e paneleve fotovoltaike, në vlerë prej mbi 2 milionë euro” – deklaroi Mile Lefkov, VMRO – DPMNE
Nga LSDM kanë përgënjeshtruar këto pretendime dhe kanë thënë se Kovaçevski nuk është pjesë e strukturës pronësore dhe as nuk është pronar i kompanisë për të cilën akuzohet nga opozita.
“Që nga data 28.09.2020, Dimitar Kovaçevski ka tërhequr tërësisht shumë e mjeteve financiare të investuara për sigurimin e likuiditetit fillestar të kompanisë. Ajo është kumtuar publikisht, që të mund t’i përkushtohet tërësisht funksionit që kryente atëherë, zëvendësministër i Financave. Gjithë kjo mund të shihet edhe në listën anketuese të kryeministrit. VMRO – DPMNE është e dëshpëruar, sulmon kryetarin Kovaçevski sepse është i ndershëm dhe sepse punon për qytetarët derisa Mickoski zihet për tenderë dhe provizione” – deklaroi Daniela Markovska, Deputete e LSDM-së.
Nga LSDM më tej kanë akuzuar opozitën maqedonase se, vazhdojnë me gënjeshtra të fabrikuara për kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kjo shihet nga fakti se, përmendin ndihmë shtetërore për kompanitë, e cila ka të bëjë me të gjitha kompanitë që kanë përmbushur kushtet. /KlanMacedonia/