ARSOVSKI: SË SHPEJTI DO TË DIHET PYETJA DHE SI DO TË ZHVILLOHET REFERENDUMI
Partia opozitare maqedonase, VMRO – DPMNE tash më tre javë zhvillon konsultime, por ende nuk ka bërë të qartë për opinionin se si do të jetë referendumi që e paralajmëron prej kohësh. Partia vazhdimisht thotë se zhvillojnë konsultime brenda partiake, por deri më tani nuk kanë shpalosur asnjë detaj për opinionin, përfshirë edhe opsionet që shqyrtohen rreth asaj se si duhet të jetë pyetja e referendumit. Për këtë, zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski tha sot se, detajet se si do të jetë pyetja dhe si do të zhvillohej referendumi do të zbulohen së shpejti përcjell KlanM.
“Konsultimet brenda partiake vazhdojnë ende. Kështu që, sa po të sillet vendim do të dalim edhe publikisht do ta prezantojmë. Është e qartë, duhet të ketë referendum dhe ai referendum duhet të ndodhë. Ajo që është edhe më e qartë është se, pushteti ka frikë dhe e di se nuk ka të drejtë dhe për këtë i shmanget kësaj çështje si temë për të folur, deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO – DPMNE
Arsovski ka përsëritur qëndrimin tani më të njohur të partisë se, nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për hapjen e klasterit të parë të negociatave me BE-në.
“Nuk ka ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë nën këto kushte, me asnjë çmim. Bëjmë thirrje publike edhe si parti edhe si politikanë të kësaj partie të mbështesim referendumit, të gjithë së bashku të bëjmë thirrje dhe shansin për të vendosur ta ketë populli që të miratojë vendim dhe jo vendimin ta sjellin politikanët që janë të korruptuar nga pushteti për interesa të tyre personale korruptimve”, deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO – DPMNE.
Komiteti Ekzekutiv i VMRO – DPMNE-së në mbledhjen e 22 korrikut pranoi iniciativën e liderit të partisë, Hristijan Mickoski për referendum për pranimin e kornizës negociuese së bashku me marrëveshjen bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Nga qëndrimet e dhëna deri më tani, referendumi nuk do të mbështetet nga partitë në pushtet dhe as nga opozita shqiptare./KlanMacedonia/