VMRO-DPMNЕ: Drejtorët në M-NAV shtetit i kushtojnë 630 mijë euro për një mandat

LSDM: MICKOSKI PARAZIT, PËR DY VITE KA MARRË 50 MIJË EURO

Opozitarja VMRO DPMNE vazhdoi me publikimin e emrave nga afera e ashtuqaujtur “Parazitet”. Nga kjo parti akuzuan se drejtorët e agjencisë M-NAV për një mandat paguhen mbi 630 mijë euro nga buxheti I shtetit, ndërsa pagë të majme sipas tyre në këtë kohë krize marrin edhe drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe këshilltari qeveritar, Lube Boshkovski.

“Përveç Fahrudin Hamidit dhe Vlado Krstevskit, 3 mijë euro në muaj pagë merr edhe Migjen Salmani, anëtar i Bordit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv për Çështje financiare, Juridike, Zhvillim dhe Investime në M-NAV. Salmani merr deri në 36 mijë euro nga M NAV për një vit, ndërsa për një mandat do të arkëtojë 144 mijë euro. Salmani së bashku me Fehrudin Hamidin dhe Vlado Krstevskin i kanë kushtuar shtetit M NAV mbi 630 mijë euro paga për një periudhë 4 vjeçare” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM akuzuan se është pikërisht VMRO-DPMNE parti e parazitëve që u pasuruan në kurriz të qytetarëve dhe kanë zhytur në varfëri qytetarët.

“Mickoski, si drejtori më I dobët dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të në ish SH.A ELEM, vetëm për dhjetë muaj, në periudhën nga shtatori 2016 deri në gusht 2017, nga buxheti ka inkasuar mbi 1,9 milionë denarë ose mbi 31.000 euro. Por ky nuk është rasti i parë që Mickoski pasurohet nga paratë e qytetarëve. Ai si këshilltar i Nikolla Gruevskit dhe Emil Dimitrievit për energjetik në periudhën nga prilli 2015 deri në tetor 2016 ka marrë honorar prej 1.100 euro çdo muaj” – tha Darko Kaeski, LSDM.

Nga LSDM theksuan se ngjashëm si VMRO DPMNE gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me publikimin e fakteve të cilat dëshmojnë se si funksionarë të kësaj partie janë pasuruar në kurriz të popullit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share