VMRO: ATO ka blerë sistem që përgjon çdolloj komunikimi të qytetarëve të Maqedonisë në internet

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë Agjencinë Tekniko Operative (ATO) se është furnizuar me softuer për përgjime, që sipas tyre paraqet skandal, përcjell TV21. Nga kjo parti opozitare thonë se bëhet fjalë për sistemin “Predator”, me të cilin mund të përgjohen të gjitha aktivitetet e qytetarëve në internet.

“Kini kujdes, me këtë softuer mund të monitorohet çdo komunikim në internet i çdo qytetari të Maqedonisë dhe mund të keqpërdoret për qëllime politike të pushtetit. Ky softuer është problematik edhe për NATO-n dhe tashmë në Greqi ka shpërthyer një skandal që me të janë përgjuar politikanë dhe personazhe publike. Për këtë aferë është njoftuar edhe Prokuroria Publike para disa javësh, por nga ana e tyre nuk ka asnjë reagim dhe veprim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share