VMRO: Artan Grubi përhap gënjeshtra, nëse kanë deputetë për ndryshime kushtetuese, javën e ardhshme le të vënë në rend dite në Kuvend

Nga opozita maqedonase përvec si lajm të rrejshëm, deklaratën e Grubit ku thotë se, në rritje është, krahu pro-evropian I opozitës në Kuvend duke shpresuar se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese ndërsa nga opozitarja VMRO deklaratën e tillë  e konsiderojnë edhe si defokusim të opinionit nga problemet reale ekonomike me të cilat përballet vendi.

E përballur me dështime dhe disfata të përditshme në çdo fushë, qeveria e Kovaçevskit po përpiqet dëshpërimisht të defokusohet. Fakti që nuk ka tekste shkollore në arsim, fakti që Maqedonia ka shkallën më të lartë të inflacionit dhe shkallën më të ulët të rritjes ekonomike. Ata po mundohen të mbulojnë faktin se janë deri në qafë në krim me lajme të rreme. 

Rendin për të përhapur gënjeshtra sot e ka Artan Grubi shprehen nga VMRO.

“VMRO-DPMNE-ja fton Qeverinë që nëse kanë deputetë për ndryshime kushtetuese, që u dëshmua se nuk kanë, javën e ardhshme le të vënë në rend dite në Kuvend. Në të kundërtën Kovaçevski të dorëhiqet menjëherë. Çështja për ndryshimet kushtetuese nuk është çështje nëse jemi pë rose kundër BE-së, por nëse jemi pë rose kundër pranimit të ultimatumeve bullgare”/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share