VMRO akuza për Pendarovskin: Guxon të ketë mendim derisa shefat e tij, Ahmeti dhe Kovaçevski t’i thonë…

Fikusi për Stevo Pendarovskin është një lule e gjallë, lëvizëse – thonë nga VMRO-DPMNE, duke e akuzuar presidentin se nuk ka qëndrim të tijin, por dirigjohet nga pushteti, përcjell KlanM.

Sipas VMRO-së, dëgjueshmëria e Pendarovskit ndaj dy partnerëve në pushtet, Ahmetit dhe Kovaçevskit, shkon deri aty sa, këta të fundit mund t’i japin urdhër që presidenti t’i kundërshtojë edhe qëndrimet e veta.

“Pendarovski është i zbehtë dhe i panjohur në çdo shfaqje, gjithçka që ka thënë e ka mohuar më pas, pikëpamjet e tij qëndrojnë derisa të arrijnë në veshët e shefave të tij Kovacevski dhe Ahmeti. Pendarovski është njeriu që me shpejtësi i nënshkroi ndryshimet në Kodin Penal sikur nga kjo të varej mbijetesa e botës”, thonë nga VMRO.

Sipas kësaj partie, Pendarovski nuk ka pasur guxim t’i thotë jo autoriteteve kriminale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share