Vlora Hyseni në krye të SHISH

Rama i dërgon propozimin Begajt

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për postin e drejtores së Shërbimit Informativ Kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook.

Me Presidentin, Rama u takua herët mëngjesin e kësaj të premteje.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.

Aktualisht SHISH drejtohet nga nëndrejtori Oljan Kanushi pas dorëheqjes së Helidon Bendos. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share