Unaza prej ari, rubini dhe diamanti e legjendës së repit Tupac Shakur është shitur me një vlerë marramendëse, në ankandin që u mbajt në New York.
Oferta fituese ishte shumë më e lartë se vlerësimi i para-shitjes nga 200 mijë deri në 300 mijë dollarë, duke u bërë kështu objekti më i vlefshëm i një artisti hip-hop i shitur ndonjëherë.
Reperi e mbajti unazën gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në MTV Video Music Awards më 4 shtator 1996.

Ai u qëllua për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar në një të shtëna me makinë në Las Vegas vetëm disa ditë më vonë, më 13 shtator.
Tupac konsiderohet si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke shitur 75 milionë disqe.