Sonte me fillim prej orës 21:00, Shqipëria do ta zhvillojë betejën historike kundër Spanjës në “EURO 2024”.
“Kuqezinjtë” do të synojnë të shkaktojnë befasi kundër “Furisë së Kuqe”, me qëllim që të kualifikohen tutje në fazën e eliminimit direkt.
Por, kjo sigurisht se do të jetë e vështirë të kualitetit të udhëhequr nga Luis de la Fuente.
Sipas faqes së njohur Transfermarkt, vlera e spanjollëve është nëntë herë më e madhe sesa ajo e futbollistëve shqiptarë.
Kjo faqe bën të ditur se vlera e Spanjës është 965.5 milionë euro, kurse e Shqipërisë është 111.6 milionë euro.
Loja Shqipëria – Spanja, luhet në Dusseldorf dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.